Normalizohet komunikacioni në rrugën Gostivar- Kërçovë

Shkup, 5 janar – Komunikacioni në autostradën Gostivar – Kërçovë nga ora 09:50 është normalizuar, informon LAMM.

Qarkullimi në këtë drejtim rrugor nga ora 07:15 ka qenë në ndërprerje në të dy drejtimet për shkak të një aksidenti në afërsi të gurores.