Nobelistët që anuan nga Serbia e zjarrvënësit të Ballkanit
Nga: Xhelal Zejneli
Në vitin 1999, rreth një milion shqiptarë në Kosovë, u detyruan të largohen prej vatrave stërgjyshore. Për ta parandaluar një katastrofë humanitare përmasash biblike, spastrimin etnik dhe gjenocidin ndaj shqiptarëve të Kosovës, më 24 mars të vitit 1999, aleanca veri-atlantike NATO ndërhyri ushtarakisht kundër forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbo-çetnike* të piromanit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviqit.
Gjatë luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë (06.04.1992 – 14.12.1995), Serbia ka kryer gjenocid ndaj popullsisë myslimane (boshnjake).
Më 11 – 19 korrik 1995, serbët vranë në Srebrenicë mbi 8.000 myslimanë (boshnjakë) civilë. Kjo është ngjarja më e tmerrshme në historinë bashkëkohore të Evropës.
closevolume_off
Masakra u krye:
- nga Ushtria e Republikës Serbe, nën komandën e gjeneralit RatkoMlladiq, tanimë të dënuar nga Gjykata e Hagës me dënim të përjetshëm; si dhe
- nga formacioni paramilitar “Shkorpioni” (Skorpionët – Akrepat), bashkë me disa qindra vullnetarë grekë dhe rusë.
Në vitet 1998 – 1999, Serbia e kasapit të Ballkanit – Millosheviqit, kreu krime dhe gjenocid edhe në Kosovë.
- * *
Përkundër krimeve makabre serbo-fashiste në Kosovë, katër laureatë të çmimit “Nobel” për letërsi u prononcuan kundër ndërhyrjes ushtarake të NATO-s ndaj makinerisë vrastare serbe.
Këta nobelistë janë:
- laureati i vitit 1970, prozatori rus Aleksandar Solzhenjicin(1918-2008);
- laureati i vitit 1997, dramaturgu italian Dario Fo(1926-2016);
- laureati i vitit 1998, romancieri portugez ZhuzeSaramagu(JoséSaramago, 1922-2010);
- laureati i vitit 2005, dramaturgu anglez, nga babai çifut, Harold Pinter, pseudonimi David Baron (1930-2008); dhe
- laureati i vitit 2019, prozatori, dramaturgu dhe poeti austriak me prejardhje edhe sllovene, Peter Handke(1942- ).
Tre të parët, Aleksandar Solzhenjicini, Dario Fo dhe Zhuze Saramagu (José Saramago)ishin laureuar para ndërhyrjes së NATO-s, ndërsa dramaturgu anglez, nga babi çifut, Harold Pinter si dhe prozatori, dramaturgu dhe poeti austriak me prejardhje edhe sllovene, PeterHandke, ulaureuan gjashtë vjet, përkatësisht njëzet vjet pas ndërhyrjes së NATO-s.
- * *
Laureati i vitit 1999, dramaturgu dhe poeti gjerman Gynter Gras (Günter Grass, 1927-2015), e ka mbështetur ndërhyrjen ushtarake të NATO-s kundër forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbe.
Por, sipas burimeve serbe të datës 14.10.2019, në një intervistë dhënë javores “Vreme” të Beogradit, ky paska deklaruar se qenkësh penduar: “…sot do të isha përpjekur kundër bombardimeve…”.
- * *
Është për t’u habitur sesinobelistët e sipërthënë të letërsisë – Dario Fo, Zhuze Saramagu (José Saramago) dhe Harold Pinter nuk u prononcuan kurrë lidhur me krimet e kryera serbe në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë. Me fjalë të tjera, nuk e dënuan me asnjë fjalë gjenocidin serb ndaj myslimanëve (boshnjakëve) dhe ndaj shqiptarëve. Laureatët e lartpërmendur nuk e çelën gojën dhe nuk shkruan as edhe një rresht të vetëm lidhur me ekzekutimin barbar të mbi 8.000 civilëve në Srebrenicë.
- * *
Prononcimi i disidentit rus AleksandarSolzhenjicin lidhur me ndërhyrjen ushtarake të NATO-s kundër makinerisë vrastare serbe është dhënë kur ai i kishte mbushur 90 vjeç,ndaj vetëm një Zot e di në është deklarata e tij autentike, apo është pjellë e propagandës gebelsiane serbe. Dy-tre muaj pas “prononcimit” të tij, ai vdiq.Sa i përket shkrimtarit austriak, i cili ka edhe prejardhje sllovene, Peter Handke, nuk duhet të habitet kush. Ky,jo vetëm që ka dalë kundër ndërhyrjes së NATO-s, por edhe e ka mbrojtur dhe vazhdon ta mbrojë politikën fashiste serbe të kohës së Millosheviqit dhe të Vojisllav Sheshelit si dhe të pasardhësve të tyre - Aleksandar Vuçiqit me shokë. Politikën serbe të krimit dhe të gjenocidit në Kosovë nuk e kanë dënuar, përkatësisht e kanë mbrojtur vetëm forcat më të errëta të rruzullit tokësor, si kryetari i Rusisë Vladimir Putin,ministrirusi Punëve të Jashtme SergejLavrov, kryetari i Bjellorusisë Aleksandar Lukashenko, kryetari i Koresë së Veriut KimJong-un. Në mesin e tyre bën pjesë edhe shkrimtari nobelist Peter Handke. Vlerësimi i tij me këtë çmim prestigjioz, s’i bën dot nder komitetit të “Nobelit” të Akademisë Mbretërore të Suedisë.</code></pre></li>* * Shënim: Me shprehjen çetnik-ënënkuptohen pjesëtarët e lëvizjes nacionaliste dhe shoviniste të ideologjisë serbomadhe. Gjatë historisë, fjala “çetnik” e ka ndryshuar domethënien. Është përdorur në shekullin XIX dhe në fillim të shekullit XX - në Serbi dhe në Maqedoni, por edhe në Dalmaci dhe në Bosnjë dhe Hercegovinë. Fjala “çetnik”sot ka kuptimin: “Anëtar i organizatës ushtarake serbe me synim nacionalist dhe shovinist,skajshëm serbomadh”.