Njihuni me aeroportet më të mira në botë për vitin 2023
Një parajsë plot dritë dhe e gjelbër që e cilëson veten si një “destinacion në vetvete”, Aeroporti Changi i Singaporit ka rikthyer vendin e tij në krye të renditjes vjetore të Skytrax të aeroporteve më të mira në botë.
Skytrax, një faqe për shqyrtim dhe renditje e linjës ajrore dhe aeroporteve me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, përpilon listën e saj duke anketuar udhëtarët nga e gjithë bota dhe duke u kërkuar atyre të vlerësojnë të gjithë përvojën e aeroportit, nga check-in tek nisjet dhe gjithçka në mes.
Aeroporti Changi i Singaporit kryesonte më parë listën e Skytrax për tetë vjet me radhë, por në 2021 dhe 2022 ranë disa pika poshtë listës pasi numri i pasagjerëve ra gjatë pandemisë. Aeroporti Ndërkombëtar Hamad në Doha, Katar, mori gongun kryesor.
“Aeroporti Changi i Singaporit ka qenë gjithmonë aerporti i preferuar i përhershëm i udhëtarëve, por ka rënë gjatë Covid-19 kur udhëtimet u pakësuan në mënyrë drastike”, tha Peter Miller i Skytrax për CNN Travel.

