Njësia Zjarrfikëse e Tetovës u pajis me mjete për shpëtim në rast të vërshimeve

Shkup, 4 maj – Njësia Territoriale Zjarrfikëse e Tetovës sot u pajis me pajisje të reja i cili është donacion i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Tetovës. Me këtë pajisje zjarrfikësit e Tetovës do të kenë mundësi për intervenim më efikas dhe shpëtim gjatë fatkeqësive dhe vërshimeve të motit.

“Donacionin e morëm me rastin e ‘Ditës Ndërkombëtare të Zjarrfikësve’ nga ana e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në kuadër të Njësisë Territoriale Zjarrfikëse – Tetovë. Bëhet fjalë për mjete të punës të cilat do të na ndihmojnë për punë më të lehtë gjatë shpëtimit me rastin e vërshimeve – dy pompa zhytëse, dy reflektorë dhe një agregat për në teren, gjegjësisht me rrota. Gjithashtu edhe elemente të tjera për për këtë pajisje si zorrë, litarë dhe të tjera”, deklaroi Uka Aliti, komandant i zjarrfikësve të Tetovës. Vlera e gjithë donacionit është rreth 20 mijë euro.