Njëmbëdhjetë të vdekur gjatë një sulmi të armatosur në shtetin meksikan Guanahuato
Persona të armatosur të paidentifikuar mbrëmë hapën zjarr në një lokal në qytetin qendror meksikan Irapuato, duke vrarë me atë rast gjashtë gra dhe pesë burra, kumtuan autoritetet lokale.
Kjo është vrasja e dytë masive në shtetin Guanahuato për më pak se një muaj.
Mediumet lokale lajmërojnë se në sulm janë lënduar edhe tre persona të tjerë.
Autoritetet e qytetit kumtuan se forcat e sigurimit po tentojnë t’i gjejnë sulmuesit, ndërsa sulmi ka ndodhur në lagjen Lupita, në pjesën jugore të Irapuatos.
Motivi për sulmin ende nuk dihet.
Guanahuato, qendër kryesore prodhuese dhe rajon ku shumë nga prodhuesit botërorë prodhojnë automobila, në vitet e fundit është qendër e përplasjeve brutale es narko bandave rivale.
Para më pak se një muaji, në shtetin e njejtë sulmues të armatosur vranë 10 persona në sulmin në një lokal në qytetin Trimor, rreth 96 kilometra në juglindje të Irapuatos.

