Një tërmet i fuqishëm e goditi Panamanë
Një tërmet i fuqishëm me fuqi prej 6,7 ballësh sipas Rihterit sot në mëngjes e goditi pjesën perëndimore të Panamasë.
Dridhja e tokës është ndjerë në Herera, Bokas del Toro, Veraguas dhe Panamanë perëndimore, publikoi përmes Tuiterit Agjencia nacionale e Panamasë për mbrojtje civile.
Instituti gjeologjik amerikan kumtoi se epiqendra e tërmetit ka qenë në thellësi prej dhjetë kilometrash, në largësi prej 62 kilometra nga bregu i Oqeanit Paqësor.
Tani për tani nuk ka informacione për dëme të shkaktuara.