Një person shtyp me makinë 2 ushtarë izraelitë në Bregun Perëndimor duke i plagosur lehtë
Dy ushtarë izraelitë u plagosën lehtë pasi një shofer i shtypi ata me makinën e tij në Bregun Perëndimor të pushtuar të enjten, transmeton Anadolu.
“Mjekët e ndihmës së shpejtë thanë se dy ushtarë izraelitë u plagosën lehtë në një sulm me makinë pranë vendbanimit Bak’ot në Bregun Perëndimor në veri të Luginës së Jordanisë”, raporton “Times of Israel”.
Shoferi u neutralizua, tha gazeta izraelite, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Më herët të enjten, tre persona, përfshirë një grua, u vranë dhe gjashtë të tjerë u plagosën në një sulm me armë zjarri në Kuds.
Tensionet janë rritur në të gjithë Bregun Perëndimor në mes të sulmeve ushtarake izraelite në Rripin e Gazës pas sulmit ndërkufitar nga Hamasi më 7 tetor.

