Një motobarkë e mbingarkuar u fundos në një lum në Kongo, të paktën 145 persona rezultojnë të zhdukur
Të paktën 145 udhëtarë janë zhdukur dhe dyshohet se kanë vdekur pasi motobarka e ngarkuar me mallra dhe bagëti u fundos gjatë natës në pjesën veriperëndimore të Kongos, njoftuan sot autoritetet.
Autoritetet lokale njoftuan se rreth 55 persona i mbijetuan aksidentit.
Barka po lundronte drejt Republikës fqinje të Kongos në lumin Lulonga kur të martën mbrëmë vonë, u përmbys pranë qytetit Basankusu.
Kryetari i shoqatave civile të zonës deklaroi se të paktën 145 persona rezultojnë të zhdukur dhe se shkaku i fundosjes ka qenë mbingarkesa e anijes.
Në pjesët e largëta të Kongos, fatkeqësitë e këtij lloji janë të zakonshme, sepse udhëtimi tokësor ndonjëherë është i pamundur.