Një kolonë emigrantësh prej 10 mijë personash niset nga Meksika drejt SHBA-së

Njoftohet se një kolonë e re emigrantësh prej 10 mijë personash është nisur nga Meksika për të shkuar në SHBA, transmeton Anadolu.
Sipas mediave meksikane, mijëra emigrantë që po marshojnë nga Tapachula, shteti Chiapas në jug të vendit, synojnë të arrijnë në SHBA.
Drejtori i Qendrës për Dinjitetin Njerëzor (CDH), Luis Rey Garcia Villagran, tha në një deklaratë se për momentin janë nisur rreth 10 mijë emigrantë, por ky numër mund të rritet deri në 15 mijë.
Duke thënë se kombësitë e emigrantëve përbëhen nga 24 vende të ndryshme, Villagran theksoi se mes grupeve ka më shumë se 3 mijë fëmijë nën moshën 14 vjeç dhe gra shtatzëna.
Duke kujtuar se këtë vit është përjetuar fluksi më i madh i emigrantëve, Villagran deklaroi se një turmë kaq e madhe që do të mbërrinte në SHBA do të sillte vështirësi serioze.
Pas lajmit, thuhet se Meksika dhe SHBA-ja do të përforcojnë forcat e sigurisë përgjatë kufirit.
Ndërsa shumë emigrantë në Meksikë duan të ikin në SHBA me shpresën e një jete më të mirë, ata bien në duart e bandave dhe grupeve të krimit të organizuar.
Shumë emigrantë që nisen nga vendet e Amerikës Qendrore përpiqen të arrijnë në SHBA nëpërmjet Guatemalës dhe Meksikës.