Një këmbësor nga Kavadari me lëndime të rënda nga një aksident vdes në Qendrën Klinike në Shkup

Një këmbësor i cili mbrëmë kishte marrë lëndime të rënda trupore pasi ishte goditur nga një automjet motorik ka vdekur në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup, informojnë sot në mëngjes nga MPB për MIA-n, duke transmetuar detaje për aksidentin rrugor në qendrën e re të qytetit.

“Mbrëmë në orën 20.55 në Stacionin Policor Kavadar është paraqitur se në udhëkryqin e rrugës “Nikolla Minçev” dhe bulevardin “Maqedonia” në Kavadar, një automjet motorik “tojota land kruzer” me targa të Velesit i drejtuar nga R.J. (21) nga Kavadari e ka goditur P.Ç. (83) nga Kavadari. Në aksident lëndime të rënda trupore ka marrë P.Ç. dhe është transferuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup ku në orën 00.05 ka vdekur”, kumtojnë nga MPB.

Është bërë ekspertizë në vendin e ngjarjes ndërsa me urdhrin e prokurorit publik, në trupin e të vdekurit do të bëhet obduksion.