Një i vrarë gjatë të shtënave në një qendër tregtare në Teksas
Një person është vrarë, ndërsa tre janë lënduar gjatë të shtënave në një qendër tregtare në El Paso, Teksas, kumtoi policia lokale.
Një i dyshuar ndodhet në paraburgim, ndërsa policia po gjurmon edhe kryesin tjetër, deklaroi zëdhënësi i policisë, Robert Gomez. Motivi për sulmin tani për tani është i panjohur.
Qendra tregtare “Sielo Vista” është në afërsi të shitores Uollmart, ku një burrë i armatosur vrau 23 njerëz më 3 gusht të vitit 2019.

