Një femër në Prishtinë gjendet e vdekur në banesën e saj

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në femër është gjetur e vdekur në banesën e saj.

Rasti ka ndodhur të enjten në orën 01:14 në Prishtinë.

“Është raportuar se viktima femër kosovare është gjetur e vdekur në banesën e saj”, thuhet në raport.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjekësia ligjore të cilët kanë marrë trupin e pajetë për obduksion.