Një emigrant nga Afganistani është gjetur i vdekur pranë urës hekurudhore në Gjevgjeli

Një emigrant 24-vjeçar nga Afganistani është gjetur i vdekur në afërsi të urës hekurudhore në Gjevgjeli.

Siç kumtoi MPB-ja, mbrëmë në Stacionin Policor të Gjevgjelisë është raportuar se në afërsi të urës hekurudhore në Gjevgjeli është gjetur një person i vdekur me një plagë me thikë nga një objekt i mprehtë në trup.

Nga kontrolli i kryer te personi u zbuluan dokumente personale nga të cilat u konstatua se ai ishte një emigrant 24-vjeçar nga Afganistani.

Inspektim në vendin e ngjarjes është kryer nga prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Gjevgjeli dhe ekipi i DPB Gjevgjeli. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Rreth nesh

Adresa
8 Udarna Brigada
Shkup – RMV-të, 1000

Hours
Monday—Friday: 9:00AM–5:00PM
Saturday & Sunday: 11:00AM–3:00PM