Një burrë nga Shkupi është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Bit Pazar

MPB njoftoi se në SPB Shkup është raportuar se në një shtëpi në zonën e Bit Pazarit është gjetur i vdekur M.S (50) nga Shkupi.

Vdekjen e ka konstatuar një mjek nga Urgjenca dhe në teupin e të ndjerit nuk janë gjetur shenja dhune. Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për obduksion.

Hetimet në vendin e ngjarsjes janë kryer nga ekipi inspektues nga SPB Shkup.