Një anije me më shumë se 100 refugjatë – rohinxhë është gjetur në Oqeanin Indian, mbi 20 të vdekur

Të paktën 20 persona e kanë humbur jetën nga uria ose etja në një anije që dy javë ka lundruar në ujërat e Oqeanit Indian me më shumë se 100 refugjatë etnikë rohinxhi, njoftuan sot dy grupe aktiviste të Mianmari.

“Vlerësojmë se madje 20 njerëz e  kanë humbur jetën, disa nga uria dhe etja, ndërsa të tjerët pasi u hodhën në det nga dëshpërimi. Kjo është absolutisht e tmerrshme dhe e turpshme”, tha Kris Leva, drejtor i projektit Arakan, i cili punon për të mbështetur rohinxhët në Mianmar.

Marina Indiane dhe roja bregdetare nuk u përgjigj menjëherë në kërkesat për koment.

Çdo vit, shumë anëtarë të grupit etnik rohinxhët i rrezikojnë jetët e tyre duke hipur në varka të vjetra të rrënuara në përpjekje për të arritur në Malajzi.