Një 76 vjeçar mbytet në detin e Durrësit

Një 76-vjeçar është mbytur në sektorin Rinia në Durrës. Sipas policisë, i moshuari ishte duke u larë.
Pas njoftimit të rastit, policia dhe grupi hetimor shkuan në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet.
Njoftimi i policisë
Më datë 17.08.2021, në orën 16:30, në Sektor Rinia, është mbytur duke u larë në det shtetasi Sh. Xh., 76 vjeç, banues në Durrës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.