Nikolloski i VMRO-së i bën thirrje pushtetit për zgjedhje të parakohshme dhe referendum

Shkup, 8 gusht – Aleksandar Nikolloski nga VMRO-DPMNE i ka bërë thirrje pushtetit që të shkojnë në zgjedhje të parakohshme si dhe në referendum. Për zgjedhjet e parakohshme ai bën thirrje përshkak rezultateve të fundit nga një anketë e realizuar sa i përket bindjes politike të qytetarëve, informon Zhurnal.

Sipas anketës të IPSOS-it francez, VMRO-DPMNE ka dyfish avantazh.

Nga LSDM thonë se kjo anketë ka qenë e porositur nga VMRO-DPMNE.

“Anketat bëhen nga partitë politike. Pra, anketat porositen gjithmonë nga partitë politike, mundësisht nga institucionet, dhe janë matësi kryesor se ku qëndron secila parti politike ndërmjet dy cikleve zgjedhore. Natyrisht, sondazhi më i mirë janë zgjedhjet, por ndërkohë, në të gjithë botën demokratike, kështu mund të matet performanca dhe përkrahja e secilës parti politike, tha Nikoloski.

Nikolloski nga Prilepi i bëri thirrje qeverisë së LSDM-së dhe BDI-së që të sigurohet që shifrat e anketave të jenë të vërteta, të pajtohen me zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe të organizojnë referendum, ku qytetarët do ta thonë sondazhin më të saktë përmes këtyre dy formave të demokracisë së drejtpërdrejtë../Zhurnal.mk