Nigeri: Të paktën 14 persona e humbën jetën kur një makinë u përplas në publikun e karnavalit

Të paktën 14 persona e kanë humbur jetën dhe 24 të tjerë janë lënduar pasi një makinë u përplas në turmën e njerëzve në një karnaval të mbajtur dje në qytetin port Kalabar në jug të Nigerisë.

Siç kumtuan sot autoritetet nigeriane, drejtuesi i makinës ka qenë nën ndikimin e alkoolit dhe ka vozitur me shpejtësi të madhe, duke humbur kontrollin e makinës dhe duke u përplasur me turmën. Ai u arrestua pas incidentit.

Karnavali, i cili organizohet që nga viti 2004 dhe zgjat një muaj, gjatë muajit dhjetor vizitohet nga një numër i madh turistësh vendas dhe të huaj.