Ngjarje e rëndë në Korçë, gjendet një foshnje e pajetë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e juglindor të Korçës mëngjesin e së hënës.

Burime pranë policisë bëjnë me dije se një foshnjë është gjetur e pajetë në një valixhe në të cilën nëna e kishte futur sapo kishte lindur.

Ngjarja e rëndë është shënuar në lagjen 15 të qyteti të Korçës.

Sipas medias lokale, nëna vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ajo e ka lindur fëmijën në shtëpi dhe më pas e ka futur në një valixhe.

Fëmija pasi është gjetur është çuar në morg për autopsi.

Foshnjën e ka gjetur të vdekur në banesë bashkëshorti. Ai kishte ardhur nga emigracioni dje. Bashkëshorti i ka thënë policisë që kishte më shumë se një vit që nuk ishte kthyer në shtëpi dhe fëmija që u gjet i vdekur nuk ishte i tij.