Nga Facebook tregojnë pse në orët e para të mëngjesit të sotëm, u shfaqen probleme në “news feedin” e përdoruesve

Nga Facebook kanë shpjeguar se pse në orët e para të mëngjesit të sotëm, ky rrjet social pati probleme me shfaqjen e postimeve të personave të panjohur nëpër profilet e shumë përdoruesve.

Test Reklama

“Kemi të bëjmë me një ndryshim konfigurimi që shkaktoi probleme me feedin e Facebookut tek disa përdorues. E kemi zgjidhur këtë problem sa më shpejtë që kemi mundur”, ka shkruar Alexandru Voica, menaxher i komunikimit në Meta.

Kujtojmë që në “news feedin” e përdoruesve, në orët e para të mëngjesit të sotëm filluan të shfaqen postime të personave të panjohur.

Fillimisht për këtë problem raportoi ueb-faqja Down-Detector që merret kryesisht me këto çështje, ku nga vende të ndryshme të botës përdoruesit e Facebook raportuan se po kanë edhe probleme që të kyçen në llogaritë e tyre.