Nga Commodore 64 krijoi fizarmonikën
Harrojini kitarat, pianon apo violinat – është radha e The Commodorion!
Mos u shqetësoni, nuk bëhet fjalë për ndonjë personazh të fundit “boss” të instrumenteve muzikore, por për një shpikje mjaft interesante të suedezit Linus Akesson.
Është një “fizarmonikë” melodioze, në të cilën tastiera standarde është zëvendësuar nga legjenda Commodore 64.
Për të qenë më të saktë, ky është versioni i dytë i “instrumentit”, në të njëjtën kohë më ergonomik dhe dukshëm më i lehtë se ai i mëparshmi.
Herën e fundit, Akeson vendosi një commodore në të dy anët e shakullit, gjë që e bëri shumë të vështirë lojën.
Akeson nuk e shet këtë instrument, por nëse jeni të interesuar se si tingëllon, mund ta shikoni videon më poshtë.
Shijojeni, nëse asgjë tjetër, të paktën për guximin dhe idenë.