New Jersey do t’u paguajë banorëve deri në 4,000 dollarë nëse ata vendosin për të blerë një automjet elektrik

New Jersey do t’u paguajë banorëve deri në 4,000 dollarë nëse ata vendosin për të blerë ose “për të marrë me qira” një automjet elektrik.

Sipas mediave të huaja, ky program nxitës i automjeteve elektrike do t’u ofrojë banorëve të shtetit deri në 4,000 dollarë zbritje nga çmimi i automjeteve të reja elektrike ose hibride.

Kjo shumë do të jetë në dispozicion vetëm për banorët që blejnë një automjet me vlerë më pak se 45,000 dollarë.

Automjetet që kushtojnë midis 45,000 dhe 50,000 dollarë, ndërkohë, do të kenë të drejtë për 2000 dollarë stimuj.

Programi po ofron gjithashtu 250 dollarë për instalimin e një stacioni karikimi në shtëpi.

Programi është pjesë e Master Planit të Energjisë të Nju Xhersit, i cili kërkon që shteti të arrijë 100 për qind të energjisë së gjelbër deri në vitin 2050.

Zyra e guvernatorit tha se sektori i transportit përbën më shumë se 40 për qind të emetimeve të gazrave serrë të shtetit, duke e bërë atë një objektiv i rëndësishëm sipas planit.