Netanyahu pretendon se për sulmin ndaj spitalit në Gaza janë përgjegjës grupet palestineze

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka pretenduar se për bombardimin e spitalit Al-Ahli Baptist në Rripin e Gazës nën bllokadë janë përgjegjës grupet palestineze, transmeton Anadolu.

Përmes platformës së medias sociale X, Netanyahu ka akuzuar grupet palestineze lidhur me bombardimin e spitalit në Gaza.”Pas sulmit nuk qëndron ushtria izraelite, por janë grupet palestineze në Gaza”, pretendoi kryeministri izraelit.Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Ashraf al-Qudra, në një deklaratë për gazetarin e AA-së njoftoi se është rritur në 500 numri i të vdekurve si pasojë e bombardimi të Izraelit ndaj Spitalit Baptist Al-Ahli në Rripin e Gazës mbrëmjen e sotme.Ushtria izraelite ka pretenduar se “shpërthimi që ndodhi në Spitalin Al-Ahli Baptist në Gaza është shkaktuar nga raketat e lëshuara nga terroristët (Xhihadi Islamik)”.