Nëntë të vrarë gjatë të shtënave në Los Anxhelos

Nëntë persona kanë humbur jetën, ndërsa ka edhe më shumë të plagosur gjatë të shtënave në festën e Vitit të Ri hënor në parkun Monterej në Los Anxhelos të Kalifornisë, njoftoi policia në atë qytet.

Los Anxhelos Tajms shkruan se të shtënat kanë ndodhur mbrëmë vonë në parkun Monterej, rreth 11 kilometra nga qendra e Los Anxhelosit, ku dhjetëra mijëra njerëz po festonin Vitin e Ri hënor.

Imazhet që janë postuar në mediat sociale tregojnë se policia dhe zjarrfikësit janë drejtuar për në bulevardin Garvej për t’u ofruar ndihmë të lënduarve.

Parku Monterej ka një popullsi prej rreth 60.000 banorë, ku shumica prej tyre janë me origjinë aziatike.