Nënshkruhen dy deklarata bashkëpunimi Shqipëri-Mbretëri e Bashkuar

Kryeministri britanik Keir Starmer dhe delegacioni që e shoqëron në vizitën zyrtare në Tiranë nënshkruan sot në Kryeministri me palën shqiptare dy marrëveshje bashkëpunimi.

Kështu, Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuan nënshkruan Deklaratën e Përbashkët për Avancimin e Bashkëpunimit Dypalësh mbi Prioritetet e Përbashkëta.

Për palën shqiptare, deklarata u nënshkrua nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

Po ashtu, palët nënshkruan deklaratën e Qëllimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, në lidhje me eksportet në fushën e mbrojtjes dhe bashkëpunimin industrial.

Për palën shqiptare, deklarata u nënshkrua nga ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu.