Nën orën e rreptë policore, pamje që tregojnë si ukrainasit festuan Vitin e Ri në Kiev
Ministria e Punëve të Jashtme e Ukrainës ka publikuar një video, përmes të cilës tregon atmosfera që ka mbretëruar në Kiev gjatë natës së ndërrimit të moteve, ku aktualisht është në fuqi ligji i orës policore.
Në anën tjetër, pak minuta pas fjalimit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, janë aktivizuar sirenat që paralajmërojnë sulmet e mundshme ajrore.
Sot në mëngjes është konfirmuar se rusët kanë kryer sërish sulme me dronë mbi kryeqytetin ukrainas, e në copëzat e njërit prej dronëve rusë që u rrëzua nga mbrojtja kundërajrore e Kievit, shihej një mesazh të cilin e kishin shkruar ushtarët rusë.
Ata nuk kishin hezituar që të fyejnë popullin ukrainas dhe në njërin prej dronëve të shkruajnë “Urime Viti i Ri”, dëshmi se rusët vazhdimisht kanë për objektiv infrastrukturën civile e jo atë ushtarake siç pretendon Kremlini.
Në video dëgjohen banorët duke bërtitur nga dritaret dhe tarracat e apartamenteve “Lavdi Ukrainë, lavdi popullit”.