Në Xinjijang fillon sezoni i vjeljes së pambukut

Në rajonin autonom të Xinjiang Ujgur të Kinës veriperëndimore ka nisur sezoni i vjeljes së pambukut, njofton “China Daily”.

Xinjiangu konsiderohet zona më e madhe e rritjes së pambukut në Kinë.

Kushtet shumë të veçanta natyrore në rajonin e Xinjiang-ut, si ndryshimi i madh i temperaturës midis ditës dhe natës, ndriçimi i plotë i diellit, periudha e gjatë e rritjes etj., sigurojnë cilësinë e shkallës së parë botërore të pambukut të Xinjiang-ut me fibër të gjatë.

Ky lloj pambuku është shumë i kërkuar në treg për prodhimin e veshjeve dhe të jorganëve të ngrohtë, ajrues dhe të rehatshëm.

Kina është konsumatorja më e madhe e pambukut në botë dhe prodhuesja e dytë në botë për këtë produkt.

Gjatë vitit prodhues 2020-2021, vëllimi i prodhimit të pambukut në Kinë ishte afro 5.95 milionë tonë, ndërsa vëllimi i përgjithshëm i kërkesës afro 7.8 milionë tonë.

Çdo vit Kina duhet të importojë edhe 2 milionë tonë pambuk.