Në Venezuelë 15 të vdekur pas reshjeve të mëdha të shiut dhe vërshimeve

Autoritetet e Venezuelës mbrëmë vonë njoftuan se 15 persona kanë humbur jetën pas reshjeve të mëdha të shiut gjatë javëve të kaluara në vend.

Sipas bilancit paraprak nga 1 tetori, janë regjistruar 13 të vdekur, përderisa tre persona konsiderohen si të zhdukur.

Moti i keq shkaktoi vërshime në rreth 50 kilometra nga Karakasi, njoftuan autoritetet lokale, duke shtuar se operacioni i shpëtimit ende po vijon dhe se në disa pjesë të vendit nuk ka rrymë.

Në Venezuelë nga fillimi i vitit ka reshje të shiut mbi mesataren, që konsiderohet se është për shkak të fenomenit  La Ninja, i cili shkaktoi ftohje të disa pjesëve të ujit në Paqësor.