Në Teheran janë dënuar 400 persona për pjesëmarrje në demonstratat masive
Në kryeqytetin e Iranit, Teheran, janë dënuar 400 demonstrues me dënime me burg për shkak të protestave masive të shkaktuara nga vdekja e një gruaje të re në paraburgim policor, deklaroi sot kryeprokurori i qytetit.
“Në Teheran 160 persona janë dënuar mes pesë dhe dhjetë vite burg, 80 persona me dy deri pesë vite dhe 160 persona me dy vite burg”, tha Ali Algasi-Mehr, transmetoi agjencia e lajmeve IRNA.
Një funksionar nga gjyqësia iraniane deklaroi se edhe 70 persona të tjerë janë dënuar për pjesëmarrje në protesta.
Irani po përballet me protesta serioze që nga mesi i shtatorit, pasi që 22-vjeçarja Mahsa Amini i arrestua nga policia e moralit për shkak të gjoja shkeljes së kodit islam të veshjes, ndërsa tre ditë më vonë ndërroi jetë nga lëndimet e shkaktuara në paraburgim.
Agjencia Anadollu kumtoi se autoritetet iraniane vetëm këtë javë ekzekutuan dy burra për shkak të përzierjes së tyre në protestat disamujore, ndërsa edhe nëntë persona të tjerë janë dënuar me vdekje dhe presin ekzekutimin.

