Në Tabanoc kapen persona me teste të falsifikuara PCR
Shkup, 14 shkurt – Në vendkalimin kufitar Tabanoc janë zbuluar pesë PCR teste të falsifikuara dhe tre automjete që kanë kryer transport të udhëtarëve pa dokumentacion adekuat.
Siç informoi MPB-ja, testet e falsifikuara dhe automjetet ja në zbuluar më 11 dhe 12 shkurt 2022 nga nëpunës të policisë nga Stacioni policor për vendkalimin kufitar Tabanoc dhe nga Sektori për krimin mbarëkufitar dhe migracion pranë Qendrës rajonale për çështje kufitare Veri.
Gjatë kontrollit të pasaportave të datës 12.02.2022, është konstatuar se O.B. (51) nga Shkupi, T.T. (28) nga Shkupi, D.M.(28) nga fshati Tromegjë, rajoni i Kumanovës, D.G. (56) nga Koçani dhe M.P. ( 61) nga Shkupi ka dorëzuar PCR teste të falsifikuara. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tyre do të ngrihet padi përkatëse.
Më 11 dhe 12 shkurt 2022, gjatë kontrollit të autobusit me targa të Shkupit, i drejtuar nga H.P.(54) nga Shkupi, automjeti i udhëtarëve “Mitsubishi”, i drejtuar nga Z.B. (26) nga Strumica dhe një furgon i drejtuar nga L.J. 46) nga Strumica, të dy me targa të Strumicës, është konstatuar se kanë kryer transport ndërkombëtar të udhëtarëve pa poseduar dokumentacion përkatës.
Nga ana e Inspektoratit shtetëror të transportit janë shqiptuar sanksionet e duhura për drejtuesit e mjeteve dhe automjetet.

