Në Tabanoc dhe në Bogorodicë për dalje nga shteti pritet nga 30 minuta

Shkup, 11 gusht – Në vendkalimin kufitar Tabanoc dhe në vendkalimin kufitar Bogorodicë koha e pritjes për dalje nga shteti është rreth 30 minuta. Në vendkalimet e tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pandërprerë, nëpër rrugë kryesisht të thata me intensitet të rritur në akset rrugore jashtë mjediseve urbane.

Nga LAMM përkujtojnë se prej 9 deri 20 gusht 2022, në aksin rrugor udhëkryqi Mavrovë – Galiçnik Р- 2238 për shkak të realizimit të punëve ndërtimore (asfaltim) komunikacioni do të jetë i ndërprerë ndërmjet orës 10:00 dhe 16:00. Punët do të realizohen vetëm në ditët e punës.

Rekomandohet shpejtësi e përshtatur e lëvizjes, respektim i sinjalizimit të vendosur në komunikacion dhe drejtim me kujdes i veturave, veçanërisht në rrugët përgjatë grykave, luginave të lumenjve ku ka mundësi për paraqitje të rrëshqitjeve të dheut. Kjo veçanërisht ka të bëjë për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.