Në shpërthimin në një minierë humbën jetën nëntë minatorë
Nëntë minatorë humbën jetën në shpërthimin e sotëm të gazit në një minierë për qymyr në veriperëndim të Pakistanit, konfirmoi shefi i ekipit hetimor, të caktuar nga Qeveria.
Ai shtoi se shpërthimi është shkaktuar nga shkëndija.
Në momentin e aksidentit në minierë ka pasur 13 minatorë, janë gjetur trupat e pajetë të nëntë viktimave, ndërsa katër minatorë u nxorën nga rrënojat me lëndime të rënda”, deklaroi Adnan Farid, zëvendëskryetar i zonës.
Në raportin e Qeverisë thuhet se akumulimi i gazit e ka shkaktuar shpërthimin, por nuk theksohet se çfarë lloj gazi po bëhet fjalë.
Minatorët edhe paraprakisht janë ankuar për mungesën e mjeteve mbrojtëse dhe kushtet e këqija të punës, të cilat janë shkaku kryesor i aksidenteve të shpeshta.

