Në Shkup sanksionohen 250 shoferë, 86 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar
Shkup, 17 shkurt – Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (16.02.2022) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.
Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 250 sanksione, prej të cilave tetëdhjetë e gjashtë sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, dyzet për mosdhënie të përparësisë së kalimit këmbësorëve, tridhjetë kundërvajtje ndaj këmbësorëve.
Poashtu janë shqiptuar edhe njëmbëdhjetë sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, gjashtë sanksione për automjete të paregjistruara, gjashtë sanksione për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit si dhe dyzet e shtatë gjoba për parkim të automjetit në mënyrë jo të rregullt.
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.

