Në Shkup sanksionohen 148 shoferë, 39 për tejkalim të shpejtësisë së lejuar

Shkup, 22 mars – Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik. Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 148 sanksione, prej të cilave tridhjetë e nëntë për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, dhjetë sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shoferë, gjashtë sanksione për automjete në gjendje jo të rregullt teknike dhe të paregjistruara.

Poashtu janë shqiptuar edhe nëntë gjoba për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, gjashtëgjoba për mosrespektimin e përparësisë së kalimit, pesë masa për mosshfrytëzimin e rripit të sigurisë, gjashtë sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe) dhe dyzet e një sanksione për automjete të parkuara në mënyrë të parregullt…

Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.