Sanksionohen 168 shoferë për tejkalim të shpejtësisë, 120 gjoba në Shkup

Shkup, 22 prill – Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka realizuar kontrollim të përforcuar aksional në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e shoferëve të cilët qarkullojnë me shpejtësi më të madhe nga e shpejtësia e lejuar.

Në këtë aksion janë shqiptuar 168 sanksione, prej tyre njëmbëdhjetë automjete kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar, kurse tri automjete me shpejtësi mbi 70 km në orë nga shpejtësia e lejuar.

Është konstatuar edhe se 78 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë e qarkullimit në vende të banimit kurse 90 jashtë vendeve të banimit. Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.

SHKUP:

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollimet e përforcuara në trafik dhe vetëm në territorin e Qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 120 sanksione, prej të cilave tridhjetë e shtatë sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, katërmbëdhjetë sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, pesë sanksione për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit.

Janë shqiptuar edhe tri masa për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, pesë sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), tri masa për automjete të transportit publik në gjendje jo të rregullt…

Nga MPB informojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe u bëjnë thirrje qytetarëve që t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.