Në Shkup sanksionohen 119 shoferë, 16 pa patentë shofer

Shkup, 10 qershor – Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (09.06.2022) vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.

Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 119 sanksione, prej të cilave pesëmbëdhjetë sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, gjashtëmbëdhjetë sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, dymbëdhjetë sanksione për drejtimin e automjetit nën ndikimin e alkoolit.

Poashtu janë shqiptuar edhe shtatë masa për shfrytëzimine telefonit celular gjatë drejtimit të automjetit, pesë sanksione për kundërvajtjet të këmbësorëve, katër gjoba për shoferët e motoçikletave, shtatë gjoba për mosdhënie të përparësisë së kalimit këmbësorëve, katër masa për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe)…

Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.