Në Shkup nga 303 kundërvajtje në rrugë, 156 gjoba për këmbësorë
Shkup, 9 shkurt – Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollimet e përforcuara në trafik.
Vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 303 sanksione, prej të cilave pesëdhjetë e tri sanksione për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, njëqind e pesëdhjetë e gjashtë sanksione për këmbësorët, tridhjetë e katër sanksione për drejtimin e automjetit në gjendje të dehur.
Poashtu janë shqiptuar edhe tetë masa për automjete në gjendje jo të rregullt teknike dhe të paregjistruara, katër kundërvajtje për shoferë fillestarë, tri masa për mosdhënie të përparësisë së kalimit këmbësorëve dhe pesëdhjetë e tetë gjoba për parkim në mënyrë të parregullt të automjeteve.
Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te qytetarët t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë.