Në Shkup 269 kundërvajtje rrugore, 81 sanksione për kundërvajtje që i bëjnë këmbësorët
Shkup, 11 shkurt – Në territorin e Qytetit të Shkupit dje janë shqiptuar gjithsej 269 masa, midis të cilëve për vozitje më shpejtë se e lejuara 60 sanksione, ndërsa 20 masa janë për mosdhënien e përparësisë për këmbësorët, 81 sanksione për kundërvajtje që i bëjnë këmbësorët.
Janë shqiptuar 12 masa për vozitje pa patentë shoferë, gjashtë sanksione për shfrytëzimin e celularit, katër masa për automjete të paregjistruara, tre sanksione për mosshfyrtëzimin e rripit të sigurimit, 65 për parkim të parregullt.
Nga MPB-ja, paralajmërojnë se kontrollet e përforcuara të veprimit vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë tek qytetarët që t’i respektojnë rregullat në komunikacion për ta rritur sigurinë në trafik.