Në Shkup 246 kundërvajtje në komunikacion, 71 për mosdhënie të përparësisë këmbësorëve
Shkup, 10 shkurt – Në territorin e Qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 246 masa në komunikacion, në mesin e të cilave për vozitje më shumë se shpejtësia e lejuar 65 sanksione, 71 masa për mosdhënie të përparësisë këmbësorëve, 17 sanksione për vozitje pa patentë shoferi.
“Janë shqiptuar nëntë masa për përdorim të celularit, pesë sanksione për vetura të paregjistruara, gjashtë për vozitje nën ndikimin e alkoolit, katër për kalim në sinjal të mbyllur (dritë të kuqe), 61 për parkim të jashtëligjshëm”, njoftuan sot nga MPB.
Aksionet e përforcuara kontrolluese vazhdojnë edhe në ditët në vijim.