Në Shkup 177 kundërvajtje rrugore, 23 për vozitje të shpejtë

Shkup, 25 gusht – Ministria e Punëve të Brendshme informon se në kontrolle të përforcuara të veprimit në fushën e komunikacionit në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar 177 masa, duke përfshirë 23 sanksione për vozitje të shpejtë.

Në kumtesën e sotëm, MPB-ja thekson se 15 sanksione janë për vozitje pa patentë shofer, dy për një shofer rishtar dhe për mos përdorimin e rripit të sigurimit, pesë për përdorimin e një telefoni celular, nëntë për automjete të paregjistruara dhe teknikisht të dëmtuara, 16 për shkeljet e kryera nga këmbësorët, dy për kalimin e dritës së kuqe, 35 për shkeljet e kryera nga çiklistët dhe motoçiklistët, 49 për parkim të paligjshëm.

“Kontrollet e përforcuara të veprimit vazhdojnë. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisin sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojnë në rrugë më të sigurta”, theksojnë nga MPB-ja.