Në Senatin e SHBA-së është miratuar rezoluta sipas së cilës veprimet e Rusisë në Ukrainë njihen si gjenocid

Senatorët Xhim Rash, anëtar i Komisionit të Senatit për çështje të jashtme dhe Ben Kardin, kryetar i Komisionit të Helsinkit, sot e përshëndetën miratimin e rezolutës, me të cilën njihen si gjenocid veprimet e Rusisë në Ukrainë.

“Me veprimet dhe fjalët e tij, Putini e bëri plotësisht të qartë se qëllimi i tij është të fshijë popullin ukrainas nga faqja e vendit. Unë personalisht e pashë atë egërsi në Irpen dhe në rajonin e Kievit”, tha Rash.

Ai shtoi se “kjo rezolutë e dënon gjenocidin e vazhdueshëm kundër popullit ukrainas, i bën thirrje qeverisë amerikane të punojë me aleatët tanë për të parandaluar aktet e ardhshme të gjenocidit dhe i mbështet hetimet për të sjellë para drejtësisë ata që janë përgjegjës për ato krime të tmerrshme”.

“Ne duhet të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbështetur popullin ukrainas në luftën e tyre për mbijetesë”, tha Rash.

Sipas Kardin, “krimet e kryera kundër popullit ukrainas gjatë kësaj lufte të paligjshme dhe të paprovokuar të Putinit shkelin konventa të shumta ndërkombëtare dhe mund të karakterizohen vetëm si gjenocid”.

Rezoluta gjithashtu mbështet “krijimin e gjykatave dhe kryerjen e hetimeve penale ndërkombëtare për t’i thirrur në përgjegjësi udhëheqësit politikë dhe ushtarët rusë për luftën agresive, krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin”.

Gjithashtu, Rezoluta i bën thirrje presidentit të SHBA-së “që t’i përdorë sanksionet në kuadër të Ligjit global Magnitski, ndërsa kundër atyre që janë përgjegjës për realizimin e gjenocidit rus në Ukrainë ose bashkëpunëtorët”.