Në rajonin e Prilepit është gjetur granatë e pashpërthyer nga Lufta e parë Botërore

Prilep, 7 shkurt – Një granatë e pashpërthyer artilerike nga Lufta e Parë Botërore është gjetur në rajonin e Prilepit, në vendin “Peshterica”. Rasti është paraqitur në policinë e Prilepit gjatë ditës së djeshme.

Siç raportojnë nga SPB Manastir, nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim granata është marrë me kujdes, për procedurë të mëtutjeshme dhe është konstatuar se bëhet fjalë për granatë artilerike të kalibrit 75 mm e cila ka mbetur nga Lufta e parë botërore.

Brenda disa ditëve, kjo është granata e dytë e gjetur, e pashpërthyer, nga Lufta e parë botërore. E para u gjet në rrethinë të fshatit të Prilepit, Prisad.