Në Prilep lëndohen rreth 20 punëtorë gjatë përplasjes së dy autobusëve

Prilep, 3 maj – Janë lënduar rreth 20 udhëtarë në përplasjen e dy autobusëve që ka ndodhur sot në mëngjes në rrethinë të Prilepit. Të lënduarit menjëherë janë dërguar për mjekim në Spitalin e Prilepit.
Sipas informacioneve të para nga Prokuroria Themelore e Prilepit e cila me policinë ka kryer inspektim, deri në përplasje ka ardhur rreth orës 6 të mëngjesit. Njëri autobus ishte pa udhëtarë, ndërsa tjetri, i cili është përplasur në një shtyllë, ishte plot me punëtorë të cilët është dashur ta fillojnë turnin e parë në fabrikën e tekstilit në Prilep.
Të lënduarit ende janë në mjekim në spitalin e Prilepit dhe po konfirmohet çfarë lëndime trupore kanë marrë.