Në pranga personi që shkaktoi incident në UT

Sot në orën 11:30 pjestarët e policisë nga SPB Tetovë, e kanë privuar nga liria personin B.S. (42) na Vaksinca e Lipkovës, për arsye se paraprakishtë në Universitetin Shtetëror të Tetovës, ka prishur rendin dhe qetësinë publike me sjellje agresive ndaj të punësuarit M.T. (36) nga Tetova.

Ai është ndaluar në Stacionin policorë në Tetovë, ku pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të
përgatitet parashtresë përkatëse sipas Ligjit për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike.