Në Oslo dhe Stokholm sot ndarja e Çmimeve Nobel

Në Oslo dhe Stokholm sot do të ndahen Çmimet Nobel, ndërsa në Oslo çmimi më prestigjioz, ai për paqen, aktivistit bjellorus Ales Bjaljak, organizatës për të drejtat e njeriut Memorial nga Rusia dhe Qendrës për liri civile nga Ukraina.

Çmimet e mbetura, fituesit e të cilëve u shpallën në tetor, do të ndahen në Stokholm.

Drejtuesja e Qendrës së Ukrainës për liritë civile, Oleksandra Matvijçuk, bëri thirrje të premten që presidenti rus Vladimir Putin të gjykohet para Gjykatës Ndërkombëtare për Luftën në Ukrainë. Kjo avokate e të drejtave të njeriut në Oslo tha se është e bindur se herët a vonë Putini do të sillet para drejtësisë.

Çmimet Nobel ndahen tradicionalisht më 10 dhjetor, në përvjetorin e vdekjes së Alfred Nobelit. Çdo fitues i çmimit merr një çek në shumën prej 10 milion krunave suedeze (900.000 euro). Nëse ka disa fitues, kjo shumë ndahet mes tyre.