Në Novo Sellë të Strumicës është gjetur një trup i pajetë i një buri
Prokurori kujdestar publik nga Prokuroria Themelore Publike Strumicë ka kryer inspektim në vendin e quajtur Oresh, në qarkun e Novo Sellës të Strumicës, ku mbrëmë është gjetur një trup i pajetë i një burrë, kumtuan nga PTHP Strumicë.
“Sipas njohurive të para, tek personi është konfirmuar vdekje e dhunshme. Me urdhër të prokurorit publik, ndaj trupit të të ndjerit do të bëhet autopsi me qëllim që të konfirmohen arsyet e vdekjes. Nga vendi i ngjarjes janë mbledhur gjurmë dhe dëshmi materiale për të cilat është dhënë urdhër për ekspertizë, ndërsa merren edhe veprime të tjera për zbulimin e autorëve”, informojnë nga Prokuroria e Strumicës.

