Në Maqedoninë e Veriut krijohet regjistër i ndërmarrjeve sociale për të rinj

Shkup, 12 maj – Shoqata për inovacione sociale ARNO është angazhuar nga Këshilli Nacional për të Rinj (KNR) për hartimin e ndërmarrjeve sociale për të rinj dhe ideve në territorin e Maqedonisë së Veriut në kuadër të projektit Social Entrepreneurship for Youth Employment – Sipërmarrësi sociale për punësimin e të rinjve. Për këtë qëllim, ARNO ka krijuar data bazë gjithëpërfshirëse përmes disemimit të pyetësorëve të cilët duhet t’i japin informacionet kryesore.

“Të gjithë të rinjtë (15 deri 29 vjeç) të cilët kanë pasur/kanë ide për ndërmarrje sociale duhet ta plotësojnë këtë pyetësor https://forms.gle/k8jFN6twqExFtRTv7. Ndërmarrjet sociale ekzistuese entitete relevante/ që punësojnë të rinj dhe/ose udhëhiqen nga të rinjtë duhet ta plotësojnë këtë pyetësor https://forms.gle/xgvcxLqkiEwLydZC9”, informojnë nga ARNO.

Potencojnë se grumbullimi i të dhënave është punë shumë e rëndësishme, pasi më pas nga analizat shihet se çfarë lloj i mbështetjes nevojitet, ku ka potencial, çfarë është ajo që është trend, nëse të rinjtë kanë ide më shumë në një sferë të bujqësisë, kulturës, artit apo TI-së, nëse ka të rinj me pengesa të cilët janë shembull për integrimin e punës, në cilën pjesë të vendit duhet të mobilizohemi, çfarë njohurish nevojiten, aftësi për të rinj etj.

Përgjigjet në pyetësorët do të shërbejnë që të kyçen të gjithë faktorët në hartimin dhe regjistrimin i cili do të përdoret nga KNR për strukturimin më të mirë në komponentin për ndërtimin e kapaciteteve dhe thirrjen e hapur për financimin e ndërmarrjeve sociale të sapokrijuara dhe ekzistuese.

Pas kompletimit, hartimi dhe regjistri do të jenë publikisht në dispozicion në faqen e KNR-së dhe të lira për shfrytëzimin dhe plotësimin nga të gjitha palët e interesuara.