Në Kodër të Diellit -12, në Berovë -10

Shkup, 11 janar – Më ftohtë sot në mëngjes është në Kodër të Diellit -12 gradë dhe në Berovë -10, në Kriva Pallankë, Shtip, Demir Kapi, Strumicë dhe Hanet e Mavrovës janë matur minus gjashtë, në Vinicë, Kavadar, Krushevë minus pesë, në Gjevgjeli minus 4, Prilep dhe Dojran minus tre, Manastir dhe Kumanovë minus dy, në Shkup minus një dhe zero në Ohër, njoftoi DPHM.
Në Kodër të Diellit ka gjashtë centimetra borë, në Pozharan dy, ndërsa një centimetër në Gjurishtë.
Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me erë të lehtë kryesisht nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 1 deri 8 gradë.
Në Shkup mot i ndryshueshëm me vranësira dhe kryesisht i qetë. Temperatura maksimale do të arrijë 3 gradë.