Në Iran është ekzekutuar një pjesëmarrës në protestë i dënuar për lëndim të një pjesëtari të formacioneve paraushtarake
Një burrë i dënuar për lëndim të një pjesëtari të forcave paraushtarake gjatë protestave në Iran, është ekzekutuar mëngjesin e sotëm në Teheran, informoi agjencia Irna.
Ky është ekzekutimi i parë i dënimit me vdekje të një pjesëmarrësi të dënuar në protestat.
I dënuari ka plagosur një pjesëtar të grupit Basixh, grup paraushtarak vullnetar i Gardës Revolucionare elitare iraniane, pasi e bllokoi komunikacionin në shëtitoren në Teheran gjatë trazirave me të cilat po përballet vendi gati tre muaj.
Demonstratat tremujore antiqeveritare në të cilat ndërhynë forcat iraniane të sigurisë u shkaktuan nga vdekja e 22-vjeçares Mahsa Amini, pasi ajo u arrestua për kinse shkelje të kodit të rreptë të veshjes të Iranit.
Në ndërkohë, demonstratat u shndërruan në thirrje për rrëzimin e krerëve fetarë në Iran dhe përfaqësojnë një prej sfidave më serioze për autoritetet iraniane që nga revolucioni në vitin 1979.
Gjykata Revolucionare në Iran rregullisht shqipton dënime me vdekje. Gjykata është themeluar pas revolucionit islamik në vitin 1979.

