Në Gjermani digjet një autobus nga Maqedonia, pronari dyshon se është hakmarje

Bielefeld, 22 shkurt – Të premten në mbrëmje në Bielefeld të Gjermanisë, tërësisht është djegur një autobus me targa të Maqedonisë. Autobusi ka qenë i kompanisë “Metak Trans”, ndërsa pronar është Stanko Conev, informon Zhurnal.

Conev dyshon se zjarri është shkaktuar qëllimisht nga konkurentë të tjerë të cilët punojnë si taksistë ilegal me furgonë nga Maqedonia.

“Nga 18 dhjetori filluam të transportojmë dy herë në javë nga Strumica për në Bielefeld si linjë e rregullt e vteme nga pjesa juglindore e Maqedonisë. Dyshoj se kjo është hakmarje nga konkurenca ilegale nga Maqedonia,e lidhur me policë dhe doganierë të korruptuar që e mbrojnë”, deklaroi ai për Expres.mk